Gjejnë vdekjen në vendin e punës dy punëtorë në Tiranë (19 Gusht 2000)


Gjejnë vdekjen në vendin e punës dy punëtorë në Tiranë (19 Gusht 2000)

12:30 19/08/2000

Dy punëtorë kanë gjetur vdekjen duke punuar në dy godinat e Tiranës pasditen e sotme. Njëri prej tyre ka qenë një punëtor i mitur. 17 vjeçari që punonte në ndërtimin e kësaj godine pranë kompleksit Dinamo ka mbetur sot pa jetë nga një kontakt me kabullin e korentit. Ky 17 vjeçar emri i të cilit ishte Arben, kishte muaj që punonte bashkë me të atin në ndërtimin e këtij pallati. Sot viktima ka qenë duke vënë në punë pompën e ujit të godinës.

Ndërsa një punëtor 53 vjeç ka qenë duke punuar në montimin e vinçit në këtë godinë, por vinçi i hekurt është rrëzuar duke përplasur pa jetë 53-vjeçarin i cili është copëtuar në trupin e vinçit. Rrëzimi i hekurt ka shembur dhe murin rrethues me blloqe, por fati ka shpëtuar banorët aty pranë. Rënia e blloqeve të betonit me vinçin ka shkaktuar çarje dhe tronditje të tokës ku madje lëkundjet janë ndjerë në të gjithë zonën përreth.

Ende nuk është zbardhur shkaku i aksidentit ndërkohë që numri i punonjësve të vdekur në kodinat shumëkatëshe të Tiranë, kohët e fundit është rritur mjaft./tvklan.al






Të ngjashme