Krimet gjatë javës dhe terrori në vend (20 Gusht 2000)
Vrasje, viktima, terror dhe plumba ndaj policisë. Kështu u karakterizua kronika e zezë e javës që po mbyllim. Ngjarje të rënda nisën në Kukës ku dhejtëra njerëz bllokojnë rrugën e Morinit dhe qëllojnë ndaj komisaritatit. U desh vajtja atje e dhjetëra forcave të policisë që gjendja t’i rikthehet normalitetit.
Kulmi u arrit në qendër të Tiranës në mesjavë ku një atentatmafioz për motive gjakmarrje, vritet Sul Dema. Paniku tek njerëzit e shumtë në vendngjarje ishte në maksimum, por vrasje të shumta dhe plagosje kanë nodhur dhe nëpër rrethe. Fieri, Shkodra, Vlora, Kurbini, ishin rrethet që shënuan të vrarë dhe atentate nga maska të rrugës apo dhe fëmijë të plagosur nga plumbat e armëve.
Për t’a mbyllur denjësisht, kriminelët godasin sërish në Tiranë dhe brenda një spitali. Dy të vrarë dhe tre të plagosur. Për më shumë bilanci është ky, kriminelët mund të godasin sa herë të duan. Ministri Poçi u deklaroi një luftë të hapur kriminelëve, por nuk mjafton vetëm kurajo dhe iniciativa.
Një platformë strukture e detajuar mirë e bazuar në radhë të parë tek vetë devotshmëria e policëve në rrugë, duhet të mbeshtesi ministrin i cili po përballet me shumë me realitetin e egër të aktualiteti shqiptar./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj