Aksident në autostradën Laç-Milot
Kamioni përplas autoveturën, lëndohet drejtuesja
Një aksident, fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Laç-Milot. Në aksident është përfshirë një kamion dhe një autoveturë.
Aksidenti ka ndodhur në korsinë e shpejtësisë, ndërsa kamioni ka ngjeshur në barrierat ndarëse të autostradës autoveturën.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bën të ditur se si pasojë e përplasjes autovetura ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa për disa minuta ka qenë e pamundur nxjerrja prej saj e drejtueses, e cila ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.
Tv Klan