Prokuroria kërkon arrest me burg për Sanxhaktarin dhe Hajdarin
Dy shokët akuzohen për vrasje e kryer në bashkëpunim
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar “arrest me burg” për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, të cilët vranë shokun e tyre Florian Lamçja, 2 ditë më parë.
Sanxhaktari dhe Hajdari akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim. Pasi kishin konsumuar alkool, mendohet se Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari qëlluan me shishe dhe me këmbën e tavolinës Florian Lamçen, duke i çarë kafkën dhe aortën e krahut të majtë.
Sipas policisë, sherri ka ardhur pas një konflikti momental.
Tv Klan