PS kundër kandidatëve të pavarur socialistë për Bashkinë e Tiranës – (23 Gusht 2000)


PS kundër kandidatëve të pavarur socialistë për Bashkinë e Tiranës – (23 Gusht 2000)

15:34 23/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Komisioni i verifikimit të statutit në Partinë Socialiste, ka shqyrtuar sot ankesat dhe parregullsitë në përzgjedhjen e kandidatëve. Nuk janë vërejtur shkelje të rënda, por në disa komuna do të rishikohet përzgjedhja e kandidaturave. Ky komision ka shqyrtuar sot dhe rastet e socialistëve që do të kandidojnë si të pavarur.

Sipas kryetarit të komisionit të verifikimit të statutit në PS, Mark Nikolli, këta njerëz nuk kanë punë në PS, por në KQZ.

Mark Nikolli:- “Problemi është mjaft i qartë, derisa bëhet fjalë për kandidatë të pavarur, mendoj se marrëdhëniet duhet t’i kenë të drejtpërdrejta me KQZ dhe jo me PS. Tani unë mendoj që pozita e tyre është e përcaktuar derisa marrin pas termin të pavarur”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme