PD kërkon ri-regjistrimin e popullsisë: “Lista e votuesve e pasaktë”- (23 Gusht 2000)


PD kërkon ri-regjistrimin e popullsisë: “Lista e votuesve e pasaktë”- (23 Gusht 2000)

15:58 23/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Partia Demokratike ka protestuar sot ndaj listës së regjistrimit të votuesve, e cila i është paraqitur dje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas PD, janë 2 milion e 800 mijë votues dhe jo 2 milion e 300 mijë siç është deklaruar. Kërkojmë ri-regjistrimin e popullsisë, deklaroi zëdhënësi i selisë blu Edi Paloka.

Sipas tij qeveria duhet t’i thërrasë mendjes, për të regjistruar edhe 500 mijë njerëzit e lënë jashtë listave të votuesve. Pranë PD-së tha Paloka, kanë qenë të shumta dëshmitë e qytetarëve, që janë lënë pa u regjistruar. Ata kanë qenë me pushime vijoi ai dhe i kanë regjistruar si të larguar.

Për Partinë Demokratike, kjo është pjesë e manipulimit të zgjedhjeve të 1 Tetorit. Ndërkohë në Partinë Demokratike, vazhdojnë seleksionimet e kandidaturave për kryetar bashkie dhe komune në të gjithë vendin./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme