15 viktima nga Covid në Kosovë
Gati gjysma e testimeve, pozitive
Një situatë të vështirë me koronavirusin po kalon edhe Kosova. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore atje raportuan për 15 viktima të tjera, duke çuar në 284 numrin total të viktimave dhe duke e bërë Kosovën një nga vendet që ka vdekshmërinë më të lartë në gjithë rajonin për çdo 1 milionë banorë.
Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë raportoi gjithashtu se nga 461 testime të kryera janë konfirmuar 218 raste të reja pozitive me koronavirus, pra gati gjysma e të testuarve kanë dalë pozitiv.
Numri total i rasteve të konfirmuara ka mbërritur në 9.492, nga të cilat 3.862 janë ende aktiv.
Tv Klan