Kampionati Kombëtar i Karatesë, Partizani shpallet kampion – (24 Gusht 2000)


Kampionati Kombëtar i Karatesë, Partizani shpallet kampion – (24 Gusht 2000)

09:39 24/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Partizani shpallet kampion i arteve marciale, në kampionatin e karatesë në Elbasan. Në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Karatesë për moshat 8-21 vjeç. Në kampionat morën pjesë 9 ekipe dhe gjithsej 100 sportist karateje.

Kampionati për fëmijë dhe të rritur, u nda në 5 grupmosha. Elbasani u paraqit me tre ekipe, Lushnja me dy ekipe. Gjithashtu morën pjesë Shkodra, Partizani, Pogradeci, Cerriku. Kampionati u gjykua nga Tare Dule, organizator ishte Besnik Murati, profesor karateje nga Maqedonia.

Aktiviteti u zhvillua nën kujdestarinë e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Në këtë aktivitet u dalluan ekipi i Elbasanit me trajner Lorenc Xhaferri dhe Mirand Backa. Karateisti Emiljan Dine 14-vjeç u shpall dy herë kampion kombëtar. Me pikët e grumbulluara kampion kombëtar u shpall ekipi i Partizanit me trajner Ramiz Geci. Sipas sekretarit të arteve marciale Fiqiri Guri, karateistët kampion do të marrin pjesë në Kampionatin e Ballkaniadës që do të zhvillohet në Turqi./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme