Transporti hekurudhor shqiptar, rritet transporti i mallrave – (26 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Pas një periudhe të qetë, transporti hekurudhor, duket se ka ndjerë një rritje gjatë muajve të fundit. Në ditët e Gushtit sipas drejtorit të hekurudhave Lonard Buneci është rritur transporti i mallrave sidomos, atyre minerale dhe materialeve të ndërtimit.
Duke qenë më i lirë transporti hekurudhor, duket se po praktikohet edhe nga biznesi dhe industria shqiptare. Stacioni kryesor si destinacion i mallrave të transportuara, duket se mbetet porti i Durrësit, sidomos për kromin, i cili më pas eksportohet nëpërmjet portit jashtë Shqipërisë./tvklan.al