Lirohen dy vajzat shqiptare që plagosën diplomatin egjiptian – (26 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Janë liruar sot nga Gjykata e Faktit, dy vajzat shqiptare që mbajtën peng dhe plagosën me thikë, funksionarin e ambasadës Egjiptiane në Shqipëri Hasan Galai. Dajana Prifti dhe Nevila Gjergji, u është dhënë nga gjykata detyrimi i paraqitjes çdo javë, deri në përfundim të hetimeve.
Të dy vajzat janë ndaluar nga policia, pasi të zhgënjyera me diplomatin egjiptian 28-vjeçar, kanë mbajtur peng dhe më pas kanë plagosur lehtë me thikë konsullin. Pasi kanë marrë vesh për marrëdhëniet e dyfishta të Galait, dy rivalet, secila e mashtruar me premtimin për martesë, kanë vendosur të ballafaqohen me të dashurin diplomatë.
Sipas tyre ka qenë thjesht një sqarim që më pas ka përfunduar edhe në debat e deri në gërvishtje me thikë. Por prokuroria ka formuluar akuzën “plagosje e lehtë me dashje”. Prokurorja Dolores Velaj, ka kërkuar detyrim paraqitje dhe gjyqtari Artur Gaxhi, ka lënë pikërisht këtë masë. Me akuzën për plagosje, dy vajzat rrezikojnë nga gjobë deri në dy vjet heqje liri./tvklan.al