Situata parazgjedhore, parullat politike në Elbasan – (26 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Atmosfera e zgjedhjeve ka filluar plotësisht në Elbasan. Muret kanë filluar të ndoten nga parulla e slogane, të forcave politike. Puna propagandistike, kryesisht bëhet natën. Me fundin e bojës që mbetet nëpër kuti, agjitatorët e natës i lejojnë vetes edhe ndonjë trill lirik. Kur shterojnë fyerjet për kampin tjetër politik, me bojën që mbetet shëmtohet edhe ndonjë thumb, për dikë tjetër, që ua ka sjellë në majë të hundës.
Ish-qyteti i metalurgëve, si kurrë ndonjëherë, këto ditë është lidhur simbolikisht me kryeqytetin. Të 54 km që ndajnë Tiranën me Elbasanin, janë kthyer në një kënd të kuq gjigand, ku shprehen urimet dhe mllefet më të thella në këtë prag zgjedhjesh për pushtetin vendor./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti