FSHF shpërblime për ekipin kombëtar nëse fiton me Finlandën – (27 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Katër mijë dollarë shpërblim për çdo lojtarë të kombëtares tonë, në qoftë se kthehet nga ndeshja e Finlandës me fitore. Kjo shumë është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit. Shpërblime me dy mijë dollarë për çdo lojtarë, do të ketë edhe në rast se ndeshja ndahet në barazim.
Ekipi përfaqësues shqiptar i futbollit do të luajë më 2 Shtator në Helsinki takimin e parë për eleminatorët e Botërorit 2002, përballë përfaqësueses finlandeze. Ky do të jetë dhe debutimi i parë zyrtar i trajnerit Medin Zhega me ekipin përfaqësues. Kombëtarja e Shqipërisë bën pjesë në grupin e nëntë eleminatorë së bashku me ekipet e Gjermanisë, Anglisë, Greqisë dhe Finlandës./tvklan.al