Kryeministri Meta kthehet nga SHBA – (27 Gusht 2000)


Kryeministri Meta kthehet nga SHBA – (27 Gusht 2000)

15:56 27/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Pas një vizite disa ditore në SHBA, sot kryeministri Ilir Meta dhe njerëzit që e shoqëronin, janë kthyer në atdhe. Në aeroportin e Rinasit ai është pritur nga ambasadori amerikan Josef Limpreht dhe nga përfaqësues të tjerë të qeverisë. Kreu i qeverisë shqiptare, nuk ka dhënë sot asnjë prononcim për shtypin, por pas një bisede me ambasadorin amerikan Limpreht në sallën VIP të aeroportit, ai është larguar drejt Tiranës.

Nesër pritet që kryeministri Ilir Meta të jap një konferencë për shtyp, rreth vizitës së tij në SHBA, konferencës së përbashkët për shtyp me Sekretaren Amerikane të Shtetit Ollbrajt, si dhe për akuzën direkte që i është bërë sot nga lideri demokrat Berisha, për incidentin e djeshëm në Peshkëpi të Vlorës, nënkryetares së parlamentit, njëkohësisht dhe nënkryetares së PD Jozefina Topalli./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme