Bie numri i infektimeve të reja në Maqedoni
Regjistrohen 4 viktima të tjera nga Covid-19
Në Maqedoninë e Veriut duket se situata me koronavirusin po përmirësohet nga dita në ditë. Ministria e Shëndetësisë atje njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1 188 testime dhe se janë regjistruar 85 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.
Ndërkohë që katër pacientë kanë ndërruar jetë duke e çuar në 527 numrin total të viktimave.
Pavarësisht shifrave ditore në rënie, Maqedonia e Veriut mbetet një nga vendet ballkanike më të prekura nga koronavirusi, pasi aktualisht janë 3 648 raste aktive.
Tv Klan