Drurët shekullore në Elbasan drejt shkatërrimit – (28 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Elbasani po rrezikohet nga thatësira e këtyre ditëve. Më të prekurit janë drurët shekullor. Ata po shkatërrohen dalëngadalë nga nxehtësia. Me gjithë përpjekjet e ndërmarrjes së gjelbërimit të Elbasanit, jeta e këtyre drurëve po shkon drejt vdekjes.
Dëmtimet ekologjike në pyjet tona, këtë verë janë të pallogaritshme. Disa prej drurëve mendohet të humbasin edhe nga zjarret e rënda që janë ndezur. Vetëm rënia e temperaturave, do mund të lëshojë rreze jete për këtë drurë qindravjeçar./tvklan.al