Kryeministri Ilir Meta, konferenca pas vizitës në SHBA – (28 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Sot kryeministri shqiptar Ilir Meta do të japë prononcimin e parë për median pas kthimit nga vizita disa ditore në SHBA. Dje ai është kthyer nga Amerika dhe në Rinas është pritur nga ambasadori amerikan Josef Limpreht dhe nga përfaqësues të tjerë të qeverisë. Pas një bisede me ambasadorin amerikan Limpreht në sallën VIP të Rinasit, ai është nisur drejt Tiranës.
Sot Meta do të flasë përpara gazetarëve, për vizitën në Amerikë, konferencën e përbashkët me Ollbrajt, si dhe do t’ju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth incidentit ndaj Jozefina Topallit, dy ditë më parë në Selenicë të Vlorës./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori