Veliaj fiton betejën me koronavirusin
“Më i fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se pas më shumë se dy javësh i infektuar me Covid-19, ia ka dalë të mposhtë virusin.
Përmes një fotoje ku shfaqet me të birin në krah, Veliaj thotë se tashmë është gati për t’iu rikthyer punëve në krye të Bashkisë së kryeqytetit.
Veliaj sqaron se gjatë kësaj periudhe ka qenë në izolim dhe trajtim mjekësor në Tiranë dhe askund tjetër, duke theksuar se kjo situatë nuk ka qenë aspak e lehtë për të, por falë familje e mjekëve ia doli ta fitojë këtë betejë.
Tv Klan