Instituti Demokratik Amerikan trajnon partitë shqiptare, për fushatën elektorale – (30 Gusht 2000)


Instituti Demokratik Amerikan trajnon partitë shqiptare, për fushatën elektorale – (30 Gusht 2000)

14:05 30/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Instituti Demokratik Amerikan, ka nisur trajnimin me partitë politike shqiptare, për të zhvilluar një fushatë sa më civile. Sot përfaqësues të këtij instituti kanë zhvilluar seminarin për planifikimin e fushatës zgjedhore me kandidatët dhe shtabin elektoral të grupimit E Djathta e Bashkuar. Ata kanë përcjellë përvojën e fushatave amerikane, duke e përshtatur atë me aktualitetin shqiptarë.

Konkretisht trajnimi është përqendruar tek prezantimi i teknikave të zhvillimit të mesazhit elektoral, komunikimit të drejtpërdrejt me votuesit, përcaktimit të burimeve të fushatës, si paratë, njerëzit dhe koha. Një përfaqësuese e Institutit Demokratik Amerikan, ka sugjeruar dhe hartimin e një plani të shkruar, i cili do të bënte më korrekte zhvillimin e Fushatës./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme