Champions, hidhërohet Atalanta
PSG kualifikohet në minutat e fundit
Përfundoi në mënyrë dramatike dhe të hidhur eksperienca e Atalantas në Champions League. Italianët ishin fare pranë kualifikimit në ndeshjen kundër PSG deri në minutën e 90. Goli i Pasaliç u barazua nga Marquinhos.
Por kualifikimi i skuadrës franceze erdhi nga diferenca që Mbappe bëri në fushën e lojës. Chupo Mouting është autori i golit të fitores.
Përballja nisi me një rast të humbur nga Neymar, i cili nuk goditi saktë. Atalanta, surprizoi të gjithë kur në minutën e 27-të, me kundërsulm arriti të shënojë me Pasaliç.
Bergamaskët thuajse prekën ëndrrën e tyre, por në minutën e fundit të kohës së rregullt PSG barazoi me Marquinhos. Italianët u tronditën dhe kjo nxorri në dukje talentin e lojtarëve francezë.
Në pasim i Neymar nxori të lirë në zonë Mbappe, i cili më pas e kaloi për Choupo Moting. Mbetej vetëm të shtyhej topi drejt rrjetës.
Këtë sezon Atalanta bëri histori, jo vetëm në kampionat. Fatkeqësisht largohet nga Champions me shije të hidhur.
Tv Klan