Situatë problematike në Kakavijë, radhë deri në 10 km
Mijëra emigrantë e kaluan natën në makina
Vijon të mbetet problematike situata në dy pikat e kalimit Kufitar në Kakavijë dhe Kapshticë.
Mijëra qytetarë shqiptarë presin në dy pikat kufitare, ndërsa një pjesë e mirë e tyre iu është dashur ta kalojnë natën në makina, pasi pala greke ndërpreu punën dhe mbylli sportelet e shërbimit.
Kjo ka bërë që radhët të shtohen edhe më shumë, duke e bërë situatën edhe më kaotike.
Për pasojë mësohet se në Kakavijë radhët e makinave në pritje ka shkuar deri në afro 10 kilometra, ndërsa qytetarët janë të lodhur dhe rraskapitur nga pritja e gjatë dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në makina.
Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Kapshticë, ku raportohet se radhët e makinave kanë shkuar deri në 3 kilometra.
Situata agravoi pasi një fluks i madh qytetarësh shqiptar me vendbanim në Greqi kërkuan të kthehen në shtetin helen për t’iu shmangur rregullave të reja që ka vendosur pala greke për karantimin e detyrueshëm për shkak të koronavirusit.
Tv Klan