Mbytet në liqen 24-vjeçari
Një 24-vjeçar është mbytur në Liqenin e Shkodrës ku kishte shkuar për t’u larë së bashku me shokët e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe në vendin e quajtur Balshaj.
Mësohet se në liqen kishin shkuar 4 persona me varkë. Pasi u hodhën në ujë, 24-vjeçari me iniciale B.D. nuk doli më. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë të cilët po punojnë për gjetjen e trupit në liqen. /tvklan.al