Policia nxjerr në terren civilët dhe dronët, ndëshkohen qindra shoferë


Policia nxjerr në terren civilët dhe dronët, ndëshkohen qindra shoferë

10:41 16/08/2020

Prej dy ditësh policia po monitoron akset rrugore nacionale për kapjen e shoferëve që bëjnë parakalime të gabuar dhe që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Ky plan operacional i policisë, i koduar me emrin “Roadpul Gusht 2020” ka shtuar monitorimet në akset rrugore bregdetare dhe ato kombëtare, në zona urbane interurbane dhe rurale. Në terren janë nxjerrë dronët dhe policë civilë krahas atyre me uniformë.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 896 shoferë për parakalime të gabuar.

“Dje dhe paraditen e sotme, në akset “Elbasan-Peqin”, “Fier-Vlorë-Orikum”, “Fier-Tepelenë-Gjirokastër”, “Milot-Lezhë” dhe “Milot-Morinë” dhe aktualisht në “Fushë-Krujë-Milot””, thuhej në njoftimin e policisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka përdorur edhe radarët ku ka ndëshkuar 97 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara duke ju pezulluar leja e drejtimit. 8 drejtues mjetesh janë dërguar në OASH për gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. 8 shoferë janë vënë në pranga .

“4 për drejtim mjeti pa patentë dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur”.

Janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.  janë dhënë 356 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 196 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 67 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 1432 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se plani operacional do të  vijojë dhe apelon qytetarët që të ecin me kujdes./tvklan.al






Të ngjashme