11 viktima nga Covid në 24 orë në Kosovë
Shënohen 141 raste të reja
Kosova ka shënuar sërish një përmirësim të lehtë të situatës me koronavirusin. Në 24 orët e fundit u konfirmuan vetëm 141 raste pozitive nga 440 teste të bëra.
Rënie ka pësuar edhe numri i rasteve aktive, duke zbritur në 3800 në total.
Ndërkohë që në 24 orët e fundit në Kosovë 11 qytetarë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin duke e çuar në 401 numrin e viktimave nga pandemia.
Tv Klan