Komisioni i votimeve në Tiranë nuk publikon listat e votuesve – (31 Gusht 2000)


Komisioni i votimeve në Tiranë nuk publikon listat e votuesve – (31 Gusht 2000)

12:06 31/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Bllokohet përkohësisht afishimi i listave të rreth 300 mijë zgjedhësve për Bashkinë e Tiranës. Komisioni lokal i votimeve, i kryeqytetit nuk i ka publikuar këto lista edhe pse afati ligjor ka kaluar. Sipas anëtarëve të këtij komisioni, shpallja publike e listave të votuesve është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pretendimeve për parregullsi në regjistrimin e votuesve kryeqytetas i shtohet edhe mosfunksionimi i komisioneve zgjedhore në 11 njësitë administrative. Dhe 323 qendrat e votimit. Ndërkohë këshilli aktual bashkiak i Tiranës, ka zhvilluar sot mbledhjen e parafundit me këtë përbërje.

Përsëri debate për ndryshime emrash e mbiemrash të qytetarëve tiranas, ndërsa një sheshi në Tiranë i është vënë emri i Sulejman Pash Bargjinit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme