Unaza e Peqinit e dëmtuar dhe me gropa – (1 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Shoferëve nuk iu pëlqen të kalojnë nga unaza e Peqinit. Ka dhjetë vjet që asfalti është rrjepur dhe nuk ka parë rindërtim. Këtu kalojnë kamionët që marrin zhavorr në lumë pak metra më poshtë. Në këtë dekadë kanë munguar vetëm fondet sepse premtimet kanë qenë me shumicë. Bëhet fjalë për 740 milion lekë investim, por nga dita në ditë kërkesa për fonde rritet në përpjesëtim me thellimin e gropave.
Ndërtuesit kanë përshpejtuar zhvatjen e rërës së lumit Shkumbin, prandaj kamionët që kalojnë në këtë rrugë, thellojnë ora-orës, gropat e unazës./tvklan.al