Radhët e gjata zhvendosen në Tiranë
Emigrantët në pritje për të bërë tamponin tek laboratorët privatë
Prej ditës së sotme në shtetin helen nuk mund të hysh pa një përgjigje negative të analizës për Covid-19. Përjashtim për testin bëjnë vetëm fëmijët e lindur nga 2011 e mbrapa.
Emigrantët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë tashmë janë të detyruar të mbajnë radhë për të kryer testin pranë laboratorëve privatw. Një pjesë e tyre tregojnë se edhe pse e kishin për të ikur më herët pasi panë situatën e rënduar në Kakavijë qëndruan që të bënin testin.
Një pjesë e tyre tregojnë se kanë ardhur për t’u pajisur me pasaportë, një pjesë për të parë prindërit dhe për pushime. Po ka dhe nga ata që kanë ardhur pasi familjarët u kanë ndërruar jetë.
Edhe pse ata thonë se kanë respektuar masat dhe kanë mbajtur maskë, kanë frikë nëse përgjigja e testiti u del pozitive, pasi do detyrohet që të qëndrojnë në Shqipëri deri në fund të Gushtit dhe të ribëjnë sërish testin, i cili sipas tyre kushton jo pak lekë.
Pas pesë ditëve me radhë kilometrike, situatë në Kakavijë është e qatë gjatë ditës së sotme nuk ka kaluar asnjë shtetas shqiptar pikën doganore. Kjo sepse përgjigjet e testit nëse nuk je i infektuar duan minimalisht 24 orë që të dalin.
Por edhe ata qytetarë që do të hyjnë në kufirin grek, sipas vendimit të Athinës do të duhet të bëjnë një karantinë 7 ditore që nga ardhja e tyre, me përjashtim të drejtuesve të kamionëve. Personat që shkelin masën e karantinës, gjobiten me 5.000 euro.
Klan Plus