Radhë të gjata për pagesën e energjisë në Korçë – (1 Shtator 2000)


Radhë të gjata për pagesën e energjisë në Korçë – (1 Shtator 2000)

10:05 01/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

30 mijë familje të Korçës paguajnë dritat vetëm në dy arka. Orari i pagesave është nga ora 9:30 deri në orën 12. Në këtë mënyrë radha është shumë e gjatë. Pritja e gjatë për të dhënë para, ka nxitur atë që shpesh quhet korrupsion. Konsumatorët e energjisë japin ryshfet që t’u marrin paratë më shpejtë. Kjo ndodh çdo muaj.

Ndërsa arkëtaret këtë tubim në sportelin e tyre e argumentojnë kështu:

“Janë kaq shumë njerëz, për arsye se kemi tatimet e televizorit dhe të plehrave, prandaj njerëzit vonohen nga pak”.

Sikletit të pritjes i shtohet edhe vështirësia e deshifrimit të faturave. Shpesh herë asnjëra palë nuk e merr veshë sesa para duhen paguar. Vjeshta dhe dimri që po vijnë janë paralajmëruar si të vështira për energjinë. Ministria dhe KESH-i kanë kërkuar të mblidhen paratë e atyre që nuk kanë paguar energjinë deri tani, ndërsa për këta që po luten për t’i paguar ende nuk është thënë gjë./tvklan.al






Të ngjashme