Fund pushimet verore, emigrantët kthehen në vendet e tyre të punës (2 Shtator 2000)
Fund pushimet verore dhe çmalljet me të afërmit. Kaq për këtë sezon. Të gjithë emigrantët shqiptarë po largohen drejt vendeve të punës pas pushimeve verore në atdhe. Brenda dy javësh nga Porti i Durrësit janë larguar rreth 40 mijë vetë dhe po kaq pritet dhe në dy javët e ardhshme, por nuk ka patur vetëm lëvizje të lira për kalimin e kufirit me traget.
Janë regjistruar dhe ka patur tentative për kalime të paligjshme. Në tre prej trageteve të linjave, 8 persona janë kapur me dokumente të falsifikuara, shtatë prej të cilëve meshkuj që janë në gjendje arresti dhe një femër e cila po hetohet në gjendje të lirë.
Ndërsa autoritetet italiane dje kanë kthyer mrapsht shtetasin G.M pasi kishte tentuar të kalonte për në Itali me një pasaportë gjermane të cilës i kishte ndërruar fotografinë. Ndaj tij është marrë masa e arrestit duke e dërguar numrin e të kthyerve nga Italia vetëm këto tre ditë në nëntë persona./tvklan.al