Partia Demokratike: Do përsërisim suksesin e vitit 1996 (2 Shtator 2000)


Partia Demokratike: Do përsërisim suksesin e vitit 1996 (2 Shtator 2000)

15:50 02/09/2000

Sot edhe Partia Demokratike fillon zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 1 tetorit. Partia më e madhe e opozitës shqiptare në orën 18:00 pasdite do të zhvillojë një miting në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të deklaruar programin e saj elektoral dhe sloganin e kandidatit kryesor për kryetar bashkish dhe komunash.

Mitingu i sotëm pritet të jetë fillimi i një seriali takimesh dhe mitingjesh që krerët demokratë do të zhvillojnë gjatë këtij muaji në të gjithë Shqipërinë. Partia Demokratike mban deri tani 37% të komunave dhe bashkive të vendit dhe është deklaruar se synon t’a përsërisë suksesin e votimeve të komentuara të 20 tetorit 1996./tvklan.al






Të ngjashme