Veliaj: Bashkimi bën fuqinë, arritje unike Kryeministri shqiptar
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pari ndër politikanët shqiptarë që reagoi pas marrëveshjes së arritur në Maqedoninë e Veriut për qeverinë e re. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj uroi të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ndërsa thotë se vendimi që vendi të udhëhiqet edhe për 100 ditë nga një shqiptar është unike.
“Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – bashkimi bën fuqinë! Arritje unike dhe Kryeministër shqiptar, qoftë dhe për 100 ditë si fillim, çdo progres nis me një hap të parë”, shkruan Veliaj.
BDI-ja e Ali Ahmetit dhe LSDM-ja e Zoran Zaev arritën këtë të martë marrëveshjen për bashkëqeverisje në 4 vitet e ardhshme. Mes tyre është marrë edhe një vendim historik për shqiptarët pasi në 100 ditët e fundit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare vendi do të drejtohet nga një Kryeministër shqiptar që do të propozohet nga BDI. /tvklan.al