Forcat e BRISK-ut në kërkim të Robert Borakut (2 Shtator 2000)
Robert Boraku, një nga shokët e bandës së Kakamit të Vlorës është i dyshuari kryesor i policisë për incidentin ndaj Jozefina Topallit. Dje në darkë Forcat e BRISK-ut të kryeqytetit pa mbështetjen e policisë së Vlorës, kanë rrethuar shtëpinë e Borakut në Peshkopi pas një informacioni se është pikërisht Roberti, i vetmi që gjykohet nga banda e Kakamit nga Gjykata e Tiranës, ai që me armë në dorë ka ndaluar makinën e nënkryetares demokrate Topalli.
Aksioni i BRISK-ut nuk ia ka arritur qëllimit pasi nuk kanë mundur dot të kapin objektivin e tyre. Robert Boraku i cili është larguar nga shtëpia pak para mbërritjes së Speciales nga Tirana. Këta të fundit në mungesë të Robertit kanë arrestuar të atij e tij 57- vjeçarin pasi në shtëpinë e tij u gjetën 3 automatikë dhe një pistoletë pa leje.
BRISK-u dje në Peshkopi arrestoi dhe shtetas të tjerë K.X dhe H.H, shok i Robert Borakut dhe këta për armëmbajtje pa leje. Të ndaluarit BRISK-u i solli në Tiranë ku janë të izoluar në Drejtorinë e Policisë, ndërkohë që nuk dihet ende vendodhja e Robert Borakut./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj