Punëtorët e fabrikës së cigareve në Durrës nisin grevën – (4 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Tek ne qarkullojnë lloj-lloj markash cigaresh, ndërsa fabrika e cigareve te Durrësit, po falimenton. Që sot 320 punëtorët e saj filluan një grevë pa afat. Tre kërkesat e kësaj greve janë: Të rihapet ndërmarrja, të ndryshohet drejtori dhe të paguhen sigurimet shoqërore. Borxhi i ndërmarrjes ndaj sigurimeve llogaritet 280 milion lekë. 320 punëtorëve u mbahen paratë prej tre vitesh dhe ato nuk janë derdhur në arkë. Gjithashtu ka disa muaj që punëtorët nuk kanë marrë rrogat.
Sindikalistët thonë se në kontratën kolektive është parashikuar se nëse ndërmarrja mbyllet për faj të drejtorisë, punonjësit marrin 50% të pagës, gjithashtu ata fajësojnë drejtorinë si të paaftë, ndërsa vetë drejtori Josif Sallaku thotë, se nuk do qeveria që të funksionojë ndërmarrja, në magazinat e së cilës sot ndodhen 400 ton duhan./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti