Ambasadori Fruik: Zgjedhjet e 1 Tetorit, më të mirat që Shqipëria do të ketë (2 Shtator 2000)
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet në Ballkan Robert Fruik i cili u largua sot pas një vizite dy ditore në Tiranë, e vlerësoi normale dhe të qetë situatën zgjedhore në Shqipëri. Nga takimet me Kryeministrin Meta dhe me forcat e tjera policore ka arritur në konkluzionin se zgjedhjet në Shqipëri do të jenë të lira dhe pa tensione.
Në një intervistë eksluzive për Televizionin Klan që do të transmetohet e plotë nesër në mbrëmje, Fruik tha se nuk ka asnjë arsye që të mos mbëshetet optimizmi dhe besimi i qeverisë shqiptare se zgjedhjet lokale të 1 tetorit do të jenë më të mirat që Shqipëria ka patur në këto 10 vjet.
Ambasadori Fruik tha se dhe në takimet me Berishën ka marrë garancinë e Partisë Demokratike se do të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe do të respektojë verdiktin e popullit në zgjedhjet lokale. Duke folur rreth Kosovës dhe pikërisht nëse kosovarët do të marrin pjesë apo jo në zgjedhjet federale jugosllave dhe nëse Millosheviç do të shkojë në Kosovë për fushatë, Fruik tha se nëse ai e bën këtë do të arrestohet nga ushtarët e KFOR-it./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj