Partia Balli Kombëtar: Qeveria po keqtrajton drejtuesit e Të Djathtës së Bashkuar (2 Shtator 2000)


Partia Balli Kombëtar: Qeveria po keqtrajton drejtuesit e Të Djathtës së Bashkuar (2 Shtator 2000)

13:26 02/09/2000

Partia Balli Kombëtar ka akuzuar sot policinë e qytetit të Korçës se po keqtrajton drejtuesit e Të Djathtës së Bashkuar në qytet duke shkaktuar dhe terror në popullsinë korçare. Sipas Shpëtim Roqit, mbrëmë rreth orës 19:00 është bllokuar, sharë dhe më pas keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore, kryetari i Ballit Kombëtar për Korçën Arben Hoxha.

Sipas Roqit Hoxha është njëkohësisht dhe nismëtar i marrëveshjes mes partive politike që veprojnë në këtë qytet për fushatën zgjedhore. Në deklaratën e Ballit Kombëtar bëhet e ditur se në keqtrajtimin e kryetarit të partisë për rrethin ka qenë i pranishëm shefi i krimeve të Korçës dhe drejtori i policisë. Këto janë strategji të terrorit që bëhet me urdhër nga politika në pushtet për kundërshtarët e tyre politik, ka akuzuar Roqi.

Po sot Balli Kombëtar ka denoncuar edhe rastet e lobimit të kandidatëve për kryetar komune në Lekas i cili është rrëmbyer nga fshati i tij për t’u lëshuar më pas në qendër të Korçës. Ndërsa në Partinë Demokratike në një konferencë për shtyp edhe Elvi Funda, kryetar i forumit rinor demokrat për Korçën, ka denoncuar se është rrëmbyer dhe keqtrajtuar po mbrëmë nga forcat politike në këtë qytet.

Elvi Funda ka akuzuar publikisht ministrin Poçi se ka dhënë urdhër për keqtrajtimin e tij. Në rastin e kryetarit të Partisë Balli Kombëtar, keqtrajtimi është denoncuar pranë zyrave rajonale të OSBE-së dhe ODHIR-it./tvklan.al






Të ngjashme