Hyn në fuqi ligji për Kodin Zgjedhor


Hyn në fuqi ligji për Kodin Zgjedhor

14:50 19/08/2020

Anëtarët e ri të KQZ pritet të zgjidhen deri në 19 Tetor

Pas kalimit të afatit 15-ditor nga botimi në Fletoren Zyrtare, tashmë ndryshimet në Kodin Zgjedhor bazuar në marrëveshjen politike të 5 Qershorit ka hyrë zyrtarisht në fuqi.

Çështja e parë që do të duhet të trajtojnë institucionet dhe partitë është plotësimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Tashmë KQZ do të përbëhet nga 3 hallka: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Rregullatori dhe Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve.

Këto hallka do të duhet të plotësohen me anëtarë të rinj. Kuvendi pritet të hapë aplikimet brenda muajit Gusht për personat që duan të bëhen pjesë e institucionit të administrimit zgjedhor. Brenda 19 Tetorit duhet të jenë përzgjedhur të gjithë anëtarët e rinj të KQZ-së.

Në Kod është ndryshuar periudha zgjedhore dhe data e zgjedhjeve shtrihet përgjatë periudhës 15 Prill deri në 15 Maj. Jo zyrtarisht thuhet se Presidenti do të dekretojë datën 18 Prill për zgjedhjet e reja parlamentare.

Klan Plus






Të ngjashme