Fatos Nano fushata elektorale në Korçë – (4 Shtator 2000)


Fatos Nano fushata elektorale në Korçë – (4 Shtator 2000)

15:03 04/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në Korçë është prezantuar kandidati socialist për kryetar të bashkisë biznesmeni Gjergji Duro. Korçarëve, kryesocialisti Nano u premtoi stabilitet në marrëdhëniet e qeverisë me fqinjët grek dhe maqedonas. Kjo politikë hapje theksoi Nano, synon të sigurojë punë, mirëqenie, pasuri dhe konkurrencë të lirë në tregjet e fqinjëve. Nano fajësoi më tej Berishën për trajtimin jo normal në disa raste të refugjatëve shqiptarë në Greqi dhe Maqedoni.

Fatos Nano, kryetar i PS:- “Unë jam i bindur ashtu si ju, se pa Berishën ne do të ishim sot shumë më mirë dhe shumë më përpara në marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe në marrëdhënie me fqinjët. Shumë më pak nëna do të kishin ikur nga kjo jetë pa parë dot djemtë e tyre, shumë më pak varre do të ishin hapur brenda dhe në vijën e kufirit. Shumë më tepër gjallëri e investime do të kishte pasur Korça e padyshim edhe më shumë nder. Mos lejoni më vëllezër e motra, që nderin tonë ta nëpërkëmb një bishë si Berisha. Në rast se doni vëllezër e motra, të jetoni si demokrat, votoni si socialistë, votoni për njerëzit tuaj më të mirë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme