Fatos Nano: Shkodra e ka kthyer fytyrën nga socialistët (2 Shtator 2000)


Fatos Nano: Shkodra e ka kthyer fytyrën nga socialistët (2 Shtator 2000)

15:37 02/09/2000

Gazetari: Zoti Nano, mjafton një vizitë në Shkodër për të shëruar plotësisht plagët e saj apo do të kemi një vajtje tjetër në Shkodër?

Fatos Nano: Më lërni të parafrazoj çfarë tha Kryeministri Meta në mitingun e sotëm madhështor në Shkodër që ne nuk kemi ardhur për herë të parë në Shkodër dhe nuk kemi ardhur për t’u larguar. Ne kemi ardhur për të fituar dhe për të qëndruar. Shkodra tashmë e ka kthyer fytyrën nga socialistët, nga progresi, nga forcat që dinë t’a administrojnë pushtetin në dobi të ringjalljes së vlerave të qytetërimit shkodran dhe të shfaqjes së Shkodrës në hapësirat shqiptare dhe rajonale e globale si një kompleks pasurish dhe njerëzish mjaft konkuruese.

Gazetarja: Mendoni se këto zgjedhje janë provë të Partisë Socialiste dhe qeverisë së saj?

Fatos Nano: Natyrisht që është një provë e testimit dhe e provimit dhe vërtetimit të qeverisjes sonë 3 vjeçare siç është nga ana tjetër mbyllja e ciklit të provës për ata që kanë qeverisur pushtetin vendor dhe në Shkodër për 8 vitet që po lëmë pas. Tashmë është bërë një konkluzion i logjikshëm, i pranuar nga aryeja e shumicës dërrmuese të njerëzve të arsyeshëm që duhet mbyllur ky cikël i abuzimit me pushtetin dhe konflikteve të qeverisjes zgjedhore dhe qeverisjes vendore dhe i sjelljes së autoritetit vendimmarrës pranë komunitetit që voton pranë shkodranëve në radhë të parë dhe për shkak të hedhjes së hapave të reja shumë të rëndësishme në decentralizimin e qeverisjes në Shqipëri me kartën e vetëadministrimit lokal./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme