Nis sesioni i ri parlamentar, shtyhet ligji i çarmatimit – (5 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Deputetët i janë rikthyer dje parlamentit. Pas pushimeve verore, kryeparlamentari Gjinushi ka hapur sesionin e ri parlamentar me votimin për kalendarin e punimeve një mujore. Në seancën e parë parlamentare, deputetët kanë votuar për të shtyrë afatin e veprimit të ligjit për çarmatimin. Edhe dy vjet të tjera, ku ligj do të veprojë duke shtyrë kështu afatin e mbledhjes së armëve nga policia shqiptare.
Pas dy vjetësh punë për çarmatimin e popullsisë, strukturat e rendit kanë konstatuar se programet dhe aksionet për mbledhjen e armëve do të duhet të veprojnë edhe më gjatë. Me shumicë votash në fund të seancës, deputetët kanë votuar për shtyrjen e veprimit të ligjit për çarmatimin deri në Gusht të vitit 2002./tvklan.al