Shirat e para të vjeshtës në Tiranë – (5 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Këtë vit duket se stinët e respektuan njëra-tjetrën. Pas verës së thatë, më në fund u dukën shirat e para. Ekuinoksi i vjeshtës do më tepër se dy javë që të mbërrijë, ndërsa shenjat e para të saj kanë filluar tashmë. Si pa kuptuar gjethet kanë humbur freskinë dhe gjelbërimin, disa kanë filluar të bien, dita është më e shkurtër dhe netët më të freskëta.
Tashmë drita e diellit sa vjen e pakësohet, bashkë me të edhe klorofili që i jep gjethes ngjyrën jeshile. Kjo është arsyeja që vjeshta ka shumë ngjyra, madje po aq sa edhe pranvera. Ditët e ngrohta tani fillojnë edhe rrallohen deri sa zhduken me ardhjen e shirave. Kjo panoramë lëviz orë pas ore, derisa ndryshon përfundimisht. Brenda pak javësh gjithçka këtu vyshket dhe zhvishet dhe është gati të presë dimrin./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti