Berisha: Bashkimi për Demokraci, koalicioni i fitores (3 Shtator 2000)
Koalicion të fitores e ka cilësuar lideri Sali Berisha grupimin Bashkimi për Demokraci. Krerët e këtij koalicioni të Berishës si Spahia, Laço, Ndreu dhe Selfo, firmosën marrëveshkjen elektorale për zgjedhjet lokale të 1 tetorit. Sipas kësaj marrëveshje 10.7% e rezultatit të përgjithshëm të këtyre zgjedhjeve, Partia Demokratike do t’ua shpërndajë aleatëve më të vegjël.
Gjithashtu Partia Demokratike ka lënë 2 komuna të lira për çdo aleat, ndërsa secila nga partitë aleate mund të konkurojë e vetme përballë Partisë Demokratike në dy komunat e vendit. Partisë së Legalitetit i janë lënë tre bashki dhe katër komuna të lira për kandidatët e saj.
Në tre bashki dhe katër komuna të tjera, kandidatët legalistë do të konkurojnë të vetëm me kandidatët demokratë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame