Përfundon rruga Fushë Krujë – Milot (3 Shtator 2000)


Përfundon rruga Fushë Krujë – Milot (3 Shtator 2000)

11:50 03/09/2000

Nga Fushë-Kruja në Milot rruga sot përshkrohej për 15 minuta. Nga rruga e vjetër të dy qytetet ishin rreth 1 orë larg. Rruga e re ka nisur 12 vjet më parë. Ajo u ndërpre në vitin 1990 dhe rifilloi në vitin 1994, ndërsa vjet punimet nisën dhe një herë. Tashmë rruga me dy korsi mbaroi. Në krah të saj tani kanë filluar të ndërtohen dhe restorante, benzinata, madje dhe shtëpi banimi.

Në projekt ishin parashikuar dhe 800 metra parmaqe, por që nuk janë vendosur plotësisht. Rruga e mirë i bën shoferët që t’i japin makinës më shpejt dhe më me qejf se më parë. Ata shprehen se rruga e re ka shkurtuar mjaft kohë. Nuk është çudi që në shpejtësi e sipër të ndeshesh me karroca me kuaj apo bagëti që kalojnë rrugën.

Kjo do të ndodhë shpesh. Derisa të vishet e gjithë rruga me parmaqe që do të pengojnë kalimin e tyre, në mënyrë që kjo rrugë e re të mos kthehet në rrugë fshati./tvklan.al






Të ngjashme