Presidenti Mejdani takim me kampionët kombëtare që do të shkojnë në Sidney (3 Shtator 2000)


Presidenti Mejdani takim me kampionët kombëtare që do të shkojnë në Sidney (3 Shtator 2000)

12:16 03/09/2000

Praglojërat olimpike të Sidneit kanë rritur emocionet si tek sportistët shqiptarë ashtu dhe tek përfaqësuesit e lartë të shtetit. Grupi i sportistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këto lojëra olimpike sot ka marrë dhe bekimin e Presidentit të Republikës. Kampionët tanë kombëtarë në peshëngritje, atletikë, qitje dhe gjimnastikë, të cilët pretendojnë të arrijnë rezultate të larta dhe në Australi, në ceremoninë e takimit me presidentin janë shoqëruar dhe nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Edi Rama.

Duke e cilësuar si aktivitetin më të rëndësishëm kombëtar, Presidenti Mejdani i ka uruar sportistët për përfaqësimin cilësor që ata dëshirojnë të përcjellin duke nderuar Shqipërinë dhe Shqiptarët. Më pas flamuri kombëtar iu dorëzua Ilirjan Sulit, rekordmenit tonë në peshëngritje./tvklan.al






Të ngjashme