Pse duhet të kufizoni konsumimin e kafeinës?
Nëse konsumoni shumë kafeinë gjatë ditës atëherë kjo mund të jetë një lajm i keq sepse ndikon negativisht në shëndetin e përgjithshëm.
Kafeina vepron si stimulues dhe rritja e konsumit të kafes gjatë ditës shoqërohet me probleme të shumta shëndetësore. Ankthi, shqetësimi dhe pagjumësia janë disa nga ‘pasojat’ e konsumit të tepërt të kafeinës.
Pacientët me hipertension dhe aritmi sipas ekspertëve duhet që të shmangin pijet me kafeinë, pasi ato rritin rrahjet e zemrës dhe ndikojnë në tensionin e gjakut.
Dietologia dhe nutricionistia, Priyanka Rohatgi u shpreh: Studimet tregojnë se niveli i kortizolit pas konsumit të kafeinës është i ngjashëm me atë të përjetuar gjatë stresit akut. Prandaj, pirja e kafesë krijon përsëri kushte stresi për trupin. Është më mirë ta shmangni konsumimin e kafeinës në mëngjes herët dhe gjatë mbrëmjes.
Këshillohet të zvogëloni gradualisht sasinë e saj. Kjo është e rëndësishme për të shmangur simptoma të tilla si dhimbja e kokës dhe plogështia.
Filloni të lexoni etiketat, zgjidhni pije pa kafeinë dhe gjithashtu vini re se sa konsumoni çdo ditë. /tvklan.al