Tv Klan, transmetuesi ekskluziv i Champion League në Shqipëri (7 Shtator 2000)
Më në fund teleshikuesit shqiptarë do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet e futbollit të skuadrave më të mira të Europës pa patur nevojën e vjedhjes apo transmetimeve private. Televizioni Klan, për herë të parë në transmetimet elektronike në Shqipëri për transmetimin ekskluziv të ndeshjeve të ligës së kampionëve.
33 ndeshje gjatë gjithë sezonit, çdo të martë dhe të mërkurë nga 12 shtatori deri më 23 maj, ne finalen e madhe që do të zhvillohet në Barcelonë, do të pasqyrohen ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan me një kontratë të firmosur së fundmi në Gjenevë mes zyrtarëve të UEFA-s dhe përfaqësuesve të Tv Klan.
Në bazë të kësaj kontrate, ekrani i Tv Klan është ekrani ekskluziv i Champion League për një periudhë 3 vjeçare nga viti 2000 deri në vitin 2003. Tv Klan e ka regjistruar këtë të drejtë ekskluzive pranë institucioneve shqiptare dhe kërkon nga kanalet e tjera shqiptare të respektojnë këtë kontratë që është një hap më tej me legalizimin e programeve të kanaleve televizive të vendit tonë në kuadrin e të drejtave të autorit./tvklan.al