Leonard Solis sqaron akuzat ndaj PBDNJ – (6 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Nuk ka shitje apo blerje kandidatësh, por lajthitje të disa njerëzve anormal. Sekretari i Partisë së të Drejtave të Njeriut, njëkohësisht Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis, tha sot për Klan, se fushata e partisë së tij tashme ka hyrë në fazën e saj të formuar. Janë caktuar kandidatët për kryetar komunash dhe bashkish në të gjithë vendin, por sigurish në jug ata bashkë me shoqatën OMONIA, pretendojnë të fitojnë në disa bashki.
Leonard Solis:- “Në të gjithë Shqipërinë mendojmë se do të dalim mirë dhe jemi optimistë. Për kryetar bashkie në rreth 9 bashki ne jemi optimistë”.
Përsa i përket akuzave ndaj kreut të partisë Melo, nga një anëtar i kryesisë në Himarë, Solis shpjegoi:
Leonard Solis:- “Se çfarë përfitimesh ka zoti Melo, unë mund t’ju them që ka prej 30 vjetësh me 50 metra katror shtëpi, në një kohë që ai mund të merrte shtëpi dhe për probleme të tjera as që bëhet fjalë dhe njeriu në zemërim e sipër mund të flasë gjithçka. Unë iu deklaroj edhe njëherë që zgjedhjet janë bërë shumë të pastra dhe koalicioni parti dhe OMONIA ka funksionuar normalisht”.
Për Solis çdo akuzë që bëhet nga njerëz të papërgjegjshëm, nuk ndikon aspak as në marrëdhëniet me ambasadën greke, e cila sipas tij nuk ka asnjë dijeni rreth akuzuesit për shit-blerje kandidatësh./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj