Messi larg Barcelonës?
“E shoh veten më shumë jashtë se brenda”
Këtë të premte në Spanjë po e cilësojnë si dita e parë e Barcelonës pas epokës Messi. Edhe pse dihej se do të vinte kjo ditë, askush nuk besonte se do të ishtë kaq shpejt.
Argjentinasi ka patur një takim me trajnerin e ti Koeman të cilit i ka pranuar një të vërtetë të dhimbshme, që cikli i tij me ekipin ku u bë lojtari më i mirë në botë është shumë pranë përfundimit.
E shoh veten më shumë jashtë se brenda Barcelonës, kanë qenë fjalët e lojtarit. Messi nuk do të tërhiqet nga futbolli por për shkak se në vitet e fundit, lumturia në klub për të ka ardhur në zbehje. Shumë dyshime kanë lindur tek argjentinasi.
Edhe pas takimit me Koeman, dëshpërimi pas humbjes 8-2 nuk ka kaluar. Trajneri duket se ka qenë edhe më herët në dijeni të gjendjes emocionale të futbollistit. Kjo u kuptua që në konferencën e parë për shtyp.
“Nuk e di nëse duhet ta bind Messin të qëndrojë. Është futbollisti më i mirë në botë dhe lojtarin më të mirë në botë kërkon ta kesh në ekipin tënd dhe jo tek kundërshtari. Unë do të isha i lumtur të punoja me Messin, sepse Messi të fiton ndeshjen. Do të flasim do të diskutojmë por gjithësesi ai është lojtar i Barcelonës edhe për një vit sipas kontratës”.
Në Itali po fërkojnë duart me këtë situatë. Inter shihet si mundësia e vetme në Serie A për yllin argjentinas. Madje mediat morën guximin të shkruajnë se pasi të fitojë Kupën e Europa League, klubi zikaltër do të investohet për të afruar Messin.
Tv Klan