Giovani Porto reagon ndaj mediave: Duhet të informojnë publikun, jo propagandë (7 Shtator 2000)


Giovani Porto reagon ndaj mediave: Duhet të informojnë publikun, jo propagandë (7 Shtator 2000)

14:36 07/08/2000

Deri tani, fushata elektorale është e qetë, interesante dhe pa incidente madhore, përveç rastit të zonjës Topalli. Partitë në fushatën e deritanishme po përpiqen që të nxjerrin në pah kandidatët e tyre. Ne fjalimet e liderve politik, pjesën më të madhe e zë prezantimi i kandidatit dhe jo përplasjet personale dhe ideoligjitë partiake. Përsa i përket organizimit të fushatës, secila parti e ka realizuar atë në bazë të kohës përgatitore dhe mënyrës që dëshiron.

Ne shpresojmë që fushata të jetë e qetë dhe pa incidente deri në fund. Është hera e parë që media elektronike merr pjesë intensivisht në një fushatë elektorale. Media monitorohet nga ODHIR, OSBE dhe Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve të cilat ndjekin se si ajo zbaton ligjet dhe rregullat e vendosura për pasqyrimin e fushatës elektorale.

Shkelje janë vënë re në ditët e para të hapjes së fushatave, për shembull nga Televizioni Shtetëror Shqiptar e cila pasqyroi më shumë se rregulli mazhorancën apo ATN1 dhe Shijak Tv me pasqyrimin e opozitës. Megjithatë qëllimi është që mediat të informojë publikun për fushatën elektorale dhe jo të bëjë propagandë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme