Takimet e Ndihmës-sekretarit të SHBA Njusom dhe projekti për shkatërrimin e armëve (7 Shtator 2000)
Problemet e përmirësimit të sigurisë dhe stabilitetit në Europën Juglindore si dhe interesimi për shkatërrimin e armëve të lehta kanë sjellë në Shqipëri ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çeshtjet politike luftarake, Erik Njusom. Që në orët e para të mëngjesit ai është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes Gjoni. Gjatë takimit, ndihmës sekretari amerikan Njusom është shprehur se SHBA janë tepër të interesuara përsa i përket projektit për shkatërrimin e armëve si dhe stabilitetit të rajonit.
Këto çeshtje është shprehur ai janë në vëmendje dhe të Presidentit Klinton si dhe të Sekretares Amerikane të Shtetit Ollbrajt. Më pas në një takim me gazetarët në Ambasadën Amerikane, Njusom e ka cilësuar vizitën e tij në Shqipëri mjaft të rëndësishme. SHBA, Norvegjia dhe Gjermania e mbështesin Shqipërinë në shkatërrimin e armëve të lehta si dhe stogjeve të mbledhura gjatë vitit 1997 si dhe procesi i eleminimit të këtyre arsenaleve.
I gjithë ky projekt e ka fillimin në vitin 1999 ku Presidenti Klinton dhe Kryeministri Norvegjez ranë dakort për të krijuar një grup të përbashkët pune për të ndihmuar vendet për shkatërrimin e armëve të lehta. Po sot Njuson nënshkroi me ministrin e Mbrojtjes Gjoni memorandumin për shkatërrimin e 100 mijë armëve të lehta./tvklan.al