Shpëtim Roqi prezanton kandidatin për kryetar bashkie të Vlorës (8 Shtator 2000)
E Djathta e Bashkuar Shqiptare distancohet nga marrëveshja e arritur në parim ndërmjet partive të djathta për të paraqitur kandidat të përbashkët Bashkinë e Vlorës. Sipas kryetarit të Partisë Balli Kombëtar Shpëtim Roqi, E Djathta e Bashkuar të gjitha përgjegjësitë për prishjen e marrëveshjes, ia ngarkon Partisë Demokratike. Ky grupim ka prezantuar sot kandidatin për kryetar bashkie në Vlorë. Ai është Sqarim Shehu./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego