Hetimet mbi çeshtjen e Azem Hajdarit, vrasja drejt zbardhjes (8 Shtator 2000)
Grupi i prokurorëve që drejton hetimin lidhur me vrasjen e deputetit Azem Hajdari dhe truprojës së tij, ka deklarur se janë bërë hapa të rëndësishëm për zbardhjen e këtij krimi. Në një deklaratë për shtyp, grupi preje 5 prokurorësh njofton se është kapërcyer faza e grumbullimit të të dhënave dhe puna është orientuar drejt vërtetimit të akuzës për persona konkretë.
Këto hapa janë finalizuar me ngritje akuzash dhe marrje vendimesh, arrest me burg nga Gjykata që nga dhjetori i vitit 1999 shprehen prokurorët. Ata nënvizojnë se shumë shpejt policia do të bëjë të mundur ekzekutimin e vendimeve në fjalë, në mënyrë që autorët e krimit të vihen përpara drejtësisë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame